Xhensila në pritje të fëmijës së dytë? Ja fotot që po na bëjnë të dyshojmë

26 November 2022, 14:31Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Xhensila në pritje të fëmijës së dytë? Ja fotot

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë përfolur vazhdimisht javët e fundit se do të bëhen prindër për herë të dytë. Së fundmi, ata kanë realizuar një set fotografik për festat e fundvitit dhe ky lajm ka filluar të diskutohet sërish.

Gjithçka ka nisur nga një postim i Rezarta Shkurtës, e cila është edhe autorja e fotove. Besi dhe Xhensila kanë pozuar të përqafuar dhe të dyja duart e tyre janë tek barku i këngëtares.

Ndërsa, Rezarta ka shkruar sipër fotos: “Së shpejti”.

Edhe në fotot e tjera, ku Xhensila shfaqet e vetme me Ajkën, ajo ka mbajtur duart tek barku, duke shtuar dyshimet se është shtatzënë. Megjithatë, nuk na mbetet veçse të presim për një konfirmim nga dyshja



Video