Einxhel Shkira shtatzënë? Tregon testin pozitiv të ...

6 July 2022, 21:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Einxhel Shkira shtatzënë? Tregon testin pozitiv të ...
Dagz dhe Einxhel

Ditën e sotme qarkulluan në media aludimet se çifti që u lidh gjatë "Big Brother Vip" Enxhel Shkira dhe Dj Dagz janë pritje të fëmijës së tyre të parë. Dyshimet u ngritën nga detajet e kapura në urimin që Einxhel i bëri Dj Dagzit për ditëlindjen e tij.

Pas lajmeve se është shtatzënë ka ardhur një reagim nga Einxhel, e cila ka publikuar në InstaStory një test pozitiv, por nuk bëhet fjalë për shtatzëninë, por për Covid-19.

Ish-banorja e "BBV" është infektuar me virusin Covid-19 dhe tregon se për shkak të kësaj gjëje i janë prishur planet për të festuar me Dagz ditëlindjen e tij.

"Ja pra një test pozitiv. Kjo është arsyeja pse s'jam me Dagz sot dhe nuk bëmë festë për ditëlindje. Covi na prishi planet. Përtej shakave, kujdesuni për vete si fillim dhe të tjerët rreth jush duke mos i infektuar. E pata shumë të vështirë kësaj here ta përballoja virusin, ndërkohë dhe të qendroja larg njerëzve që kisha nevojë për më shumë se një javë. Nëse ndjeni temperaturë dhe dhibje koke të forta mos neglizhoni" -shkruan Einxhel.

Einxhel Shkira shtatzënë? Tregon testin pozitiv të ...


Video