Efi Dhedhes reagon çuditshëm pas lajmeve se do moderojë ‘BBVIP Fan Club’

19 December 2023, 17:36Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Efi Dhedhes reagon çuditshëm pas lajmeve se do moderojë
Efi Dhedhes

Pas shumë aludimeve, duket se Efi Dhedhes ka rregulluar raportet me Top Channel dhe së shpejti do e shohim në ekran.

Ndonëse ajo ka shprehur dëshirën për të moderuar një program humori, drejtuesit e televizionit kanë menduar diçka tjetër.

Në fakt, diçka që ajo e njeh shumë mirë.

Ditën e sotme media të ndryshme aluduan se Efi do jetë moderatore e "Big Brother VIP Fan Club".

Formati nis në janar, e bashkë me të edhe "Fan Club" ku diskutohen çdo javë dinamika me të ftuar të ndryshëm.

Edhe Efi ka ripostuar në Instagram lajmin me një emoji duke u menduar pa dhënë një përgjigje konkrete.

Efi Dhedhes reagon çuditshëm pas lajmeve se do moderojë

Më herët ky format është moderuar nga Dojna Mema në edicionin e parë të BBVIP 1 dhe Megi Pojani në BBVIP 2.


Video