
Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit “I’m good (Blue)” me David Guettan.
Ajo së fundmi performoi live në NRJ Music Awards 2022, gjersa ka arritur të nominohet edhe për mbrëmjen e madhe të çmimeve, Grammy Awards 2023.
Jo pak herë, 33-vjeçarja nuk nguron që t’iu përgjigjet fansave të saj në Twitter kur ata i shkruajnë ndonjë pyetje apo status dedikuar saj. Së fundmi, interpretuesja e hitit “I’m a mess” i është përgjigjur një fansi i cili i sugjeroi asaj një ndërhyrje estetike për të humbur peshën, për të cilën është kritikuar shpesh herë.
“I dashur, unë ha shumë dhe kam sindromën e vezoreve policistike dhe marr ilaçe që më bëjnë të shtoj peshë. Më beso se do të doja të isha më i vogël jo më e madhe”, shkroi Bebe Rexha në Twitter.
Babe I eat a lot and have pcos and take meds that make me gain weight. Trust me I would wanna be smaller not bigger. https://t.co/CEjJ6viJMc
— Bebe Rexha (@BebeRexha) November 17, 2022