Mjeshtri i madh Ali Mulaj është përkujtuar nga familjarë, miq dhe kolegë në 1 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. I pranishëm në ceremoni ka qenë dhe nipi i tij, reperi Stresi, i cili zbuloi se emrin Arkimend dhe muzikën i ka të trashëguara prej tij.
"Ai ma vendosi emrin Arkimed, e falenderoj shumë, ai më trashëgoi muzikën. Ashtu siç e kam njohur unë gjyshin tim, ashtu e keni njohur dhe ju, i përjetshëm qoftë kujtimi i tij" tha Stresi gjatë fjalës së tij.
Ali Mulaj u nda nga jeta me 21 nëntor 2021, në moshën 92-vjeçare. Mulaj ishte një ndër themeluesit e Ansamblit “Dardania”, pjesëmarrës në gjitha festivalet kombëtare, lokale dhe në shumë të tilla nderkombëtare si instrumentist virtuoz.
Mjeshtri nga Tropoja do të mbahet mend gjithmonë dhe për humorin e tij të mrekullueshëm.