'E kam në tërë trupin', Flori Mumajesi reagon për sëmundjen e Luiz Ejllit: Nuk po bën shaka

10 January 2023, 14:31Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'E kam në tërë trupin', Flori Mumajesi reagon për

Dje, Luiz Ejlli i rrëfeu Kiara Titos se është i prekur nga një sëmundje e rrallë dhe pret të kurohet në Bergamo, pasi klinika atje është një prej të 11 në botë që trajton sëmundjen e tij.

“E kam në tërë trupin. Më ka dalë 3 muaj para se të vija. Shkova kot për check-up dhe më doli”, tha Luizi.

Sipas kërkimeve tona, Luizi ka rrëfyer për sëmundjen e rrallë edhe para 5 vitesh. Ai ka treguar për sëmundjen e tij dhe njësoj siç i tregoi Kiarës, ai sërish tha që e ka (ri)zbuluar rastësisht sëmundjen. Pas këtyre lajmeve ka reaguar edhe kantautori i njohur Flori Mumajesi i cili shkruan se është i prekur. 

Postimi i Flori Mumajesit:

I prekur! Vështirë të jetë shakaja e radhës iu njoh pak të dy jashtë dhe luzi mistrec nuk ka lidhje me Luizin që shoh në këtë video sado ai sforcohet brenda vetes, zëri i tij jashtë mua më tingëllon i thyer.


Video