Dua Lipa uron shqiptarët për 110 vjetorin e Pavarësisë, këngëtarja mbyll turneun në Tiranë (FOTO)

28 November 2022, 23:50Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dua Lipa uron shqiptarët për 110 vjetorin e Pavarësisë,
Dua Lipa

Dua Lipa, këngëtarja me famë ndërkombëtare, tashmë me shtetësi shqiptare, ka uruar të gjithë shqiptarët për 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë gjatë koncertit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Ajo u shpreh se nga Tirana mbyll turneun e saj, ndërsa qytetarët e shumtë kanë sfiduar të ftohtin për të ndjekur koncertin e saj.

“Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu”, u shpreh Dua Lipa.

Gjatë performancës, Dua Lipa përshëndeti të gjithë shqiptarë duke bërë edhe simbolin e shqiponjës.



Video