Zbulohet banorja e dytë e "Big Brother VIP Albania 2" (FOTO)

28 November 2022, 18:19Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet banorja e dytë e "Big Brother VIP Albania 2" (FOTO)
Jori Delli

Shumë shpejt pritet të nisë "Big Brother Albania Vip 2" dhe në media kanë filluar të aludohen emrat se kush do të jetë pjesë e realityshow-t.

Pak ditë më parë mediat rozë raportuan se banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të jetë moderatorja Kiara Tito, teksa ditën e sotme kanë zbuluar një tjetër emër.

Bëhet fjalë për Jori Delli, një influencere e cila jeton në Itali. Madje duket se promovimi për Jorin ka filluar nga Top Channel, e cila ka qenë së fundmi e ftuar edhe tek "Top Arena".

Jori është shoqe e ngushtë dhe me Beniada Nishanin, e cila po ashtu është një modele e njohur në Itali, por në Shqipëri njihej shumë pak deri në momentin kur hyri në Big Brother Vip Albania.



Video