Macet dhe qentë janë kafshët të cilat më së shumti bien pre e sjelljes jonjerëzore nga qytetarët. Së fundmi një video tronditëse nga një person 'publik' që kohët e fundit ka marrë famë me sherret që ka pasur me kolegët, tregon qartë keqtrajtimin pa mëshirë ndaj kafshëve shtëpiake.
Kleviol Ahmetaj, reperi i cili u dhunua me grushte e shkelma nga Noizy, ka sulmuar qenin e tij Pupi. Mbrëmë në një video live, pas takimit me Stresin në banesën e tij, Cllevio doli duke ekspozuar bluzën dhuratë nga Noizy duke ironizuar jakën e saj.
I irrituar nga rrëmuja që kishin bërë shokët e tij në shtëpi, Cllevio për një moment të gjithë zemërimin me ta, ia shfryu qenit të tij Pupi i cili ishte duke luajtur me një shishe uji plastike, mirëpo zhurma shqetësoi Kleviolin duke e nxjerrë nga vetja e duke goditur qenin me shklem, duke e kapur për qafe dhe duke e ofenduar.
Ai dëgjohet në video live duke i thënë: “Do të thyej në mes o zhulaq.” Reperi ngrihet i acaruar dhe i shko qenit nga pas duke i thënë ‘lango' dhe duke i rënë me shkelm tek porta e shtëpisë së tij. Qeni struket i frikësuar ndërsa trajtohet nga Cllevio në mënyrë brutale. Vlen të theksohet se fjalori i reperit ndaj qenit lë për të dëshiruar.