'Dhe malli djeg si vullkan', ish e dashura e Stresit kujton Brilant Martinaj: I miri jonë (Video)

19 July 2022, 12:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Dhe malli djeg si vullkan', ish e dashura e Stresit kujton Brilant
Brilant Martinaj, Stresi dhe Kejsi

Brilant Martinaj, 22-vjeçari, që mbeti i vrarë në atentatin me 3 viktima në mbikalimin e Fushë-Krujës rezulton të jetë shok me këngatarin e njohur të muzikës rep, Stresi.

Por duket se përveç reperit, miqve të tij edhe ish e dashura e Stresit ka kujtuar të ndjerin Brilant Martinaj me anë të disa story të postuara në profilin e saj në instagram.

Kejsi ka publikuar disa foto dhe video të reperit Stresi me viktimën Brilant Martinaj, ku ka qenë dhe ajo e pranishme së bashku me një grup miqsh.

Miqësia e Stresit me Brilant Martinaj ka qenë aq e fortë saqë, reperi ka anuluar një pjesë të koncerteve të ti në nder të mikut të tij. 

Për më tepër shikoni videot e mëposhtme:

 

 


Video