Deklaratat e forta të Sarës në Instagram, reagon menjëherë Bardhi: I lutem publikut dhe medias që... (FOTO)

29 March 2024, 16:11Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deklaratat e forta të Sarës në Instagram, reagon
Sara dhe Bardhi në BBV3

Sara Gjordeni ka qenë sërish në vëmendje të lajmeve rozë pas një seri deklaratash të bëra në Instagramin e saj ditën e djeshme, dhe që më pas akuzoi mediat se i kanë deformuar fjalët.

Por sot ka reaguar i dashuri i saj, këngëtari Bardhi në "Instatsory", ku pretendon se Instagrami i Sarës është në menaxhim të dikujt tjetër dhe deklaratat e djeshme nuk ishin bërë nga ish-banorja. 

"Hera e parë si Bardhi që e boj një deklaratë mbi një situatë. Ju kisha lut publikut dhe medias me ndalu me lajme palidhje. Sara nuk ka akses në instagramin e saj që prej mbrëmjes së djeshme dhe deklaratave në story.

E për këtë ju kisha kërku që deri në një lajmërim të dytë nga llogaria ime, të mos kryqëzohet e t bohet lajm asnjë mesazh, like, koment apo postim nga instagrami i Sarës në: Instagram, Threads, Facebook dhe emili i saj zyrtar: Jeni tu i lëndu të gjitha palët dhe deri në një moment të dytë kërkojmë mirëkuptim", shkruan ai.

Deklaratat e forta të Sarës në Instagram, reagon

Më poshtë, disa prej deklaratave të Sarës dje:



Video