Dea provokon Luizin, këngëtari i kundërpërgjigjet menjëherë: Do i tregosh Amosit si i hipe Shpatit?

1 March 2023, 16:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dea provokon Luizin, këngëtari i kundërpërgjigjet
Dea dhe Luizi

Kush kalon në ofendime e kush cënon integritetin e banorëve, skualifikohet nga shtëpia. Kështu u tha në zarfin e ‘Big Brother VIP Albania’ dhe e para që u skualifikua, ishte Ermiona Lekbello.

Largimi i saj nga shtëpia, shkaktoi habi e shumë debate mes banorëve. Ato u mblodhën jashtë, e po diskutonin për sjelljen e Ermionës. Në një moment, kur kishte rënë qetësia mes tyre, Dea provokon Luizin, (i mbetur vetëm tashmë në shtëpi) se nëse do e votojë Kiarën kur të dalë nga shtëpia.

Kësaj pyetje, Luizi iu përgjigj me pyetje, mirëpo Dea nuk e priste atë që do thuhej. Luizi i përmendi Amosin dhe Shpatin, madje edhe veprimin që Dea bëri me këtë të fundit.

DISKUTIMI MES TYRE:

Dea: Do e votosh Kiarën për fitore kur të dalësh jashtë?

Luizi: Do e marrësh në telefon Amosin kur të dalësh jashtë? Ti thuash si i hipe Shpatit. Ta vazhdojmë? E vazhdojmë deri në mëngjes po të duash. Ta kam thënë, për lojë fut e bjer sa të duash. Për personale, nuk ke pse. Më respekton, të respektoj.

Dea: Bëra shaka.

Luizi: Edhe unë moj Dea!


Video