Dafina Zeqiri në pritje të ëmbël? Zbulohen detaje të reja nga jeta private e këngëtares

7 June 2024, 16:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dafina Zeqiri në pritje të ëmbël? Zbulohen detaje të
Dafina Zeqiri

Programi “Stacioni rozë” në RTSH ka zbuluar se artistja e njohur, Dafina Zeqiri është në pritje të ëmbël.

Moderatorja Krisa Çaushi citoi burime të programit që thonë se Dafina është në javët e para të shtatzënisë.

“Thuhet se këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është në pritje të ëmbël. Burime për “Stacionin rozë” kanë treguar në fakt se këngëtarja mund të jetë në javët e para”, u shpreh Çaushi.

Dafina Zeqiri prej kohësh po jeton një histori dashurie me biznesmenin nga Kosova, Kreshnik Gjergji.

 


Video