"Bjeri, bjeri" / Probleme teknike gjatë koncertit, Melinda Ademi i kthehet keq DJ në mes të skenës (VIDEO)

29 July 2024, 17:42Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

"Bjeri, bjeri" / Probleme teknike gjatë koncertit, Melinda Ademi
Melinda Ademi

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar kudo një video ku tregon një moment të sikletshëm për këngëtaren Melinda Ademi.

Në një nga koncertet e saj, ekipi teknik ka hasur në disa probleme duke bërë që muzika të ndërpritej vazhdimisht.

Kjo situatë nuk është pritur mirë nga këngëtarja dhe reagimi i saj po bën bujë kudo në rrjet. Ajo shfaqet e frustruar duke i bërtitur ekipit teknik dhe DJ, moment i cili për shumë është cilësuar i tepërt nga ana e artistes, ndërsa për të tjerë i drejtë.


Video