A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Modelja Beniada Nishani, ishte një nga personazhet më të komentuar të Big Brother Vip. Gjatë rrugëtimit të saj Beniada shprehu dëshirën për t’u zhvendosur në Tiranë pas përfundimit të programit.
Ajo e ka zhvilluar karrierën e saj në Itali dhe shpesh e kishim dëgjuar të thoshte se BBV e shihte si trampolinë për t’u kthyer në Shqipëri.
Siç duket dëshira e saj është realizuar. Modelja ka postuar foto të shtëpisë saj të re me mbishkrimin “Shtëpia ime e re në Tiranë” shoqëruar me një emoji të një zemre blu.
Kujtojmë se Beniadën do e shohin në rolin si moderatore e emisionit “Procesi Sportiv” në Top Channel.
