Anjeza Shahini reagon pas lajmeve se “është ndarë nga bashkëshorti”

17 January 2023, 22:05Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Anjeza Shahini reagon pas lajmeve se “është ndarë nga
Anjeza Shahini reagon pas lajmeve se “është ndarë nga bashkëshorti”

Prej disa ditësh kanë qarkulluar lajmet se "Anjeza Shahini është ndarë nga bashkëshorti" apo se "Anjeza ka vazhduar jetën e saj në përsëri në Shqipëri".

Pas zërave për ndarje, këngëtarja ka reaguar për të mohuar thashethemet.

"Keni të 'drejtën' tuaj për të kërkuar falje publike për lajmin e gënjeshtërt, dëm-prurës ndaj imazhit tim publik, lajm i krijuar nga imagjinata juaj djallëzore. Kërkoj të fshini shpikjen tuaj nga websitet dhe rrjetet sociale e shëmtuara që menaxhoni, dhe të përgënjeshtroni urgjentisht konkluzionin tuaj rreth statusit tim familjar! Edhe për ju kjo ishte shumë e ulet. Të keni turp që lëndoni një familje, dëmtoni imazhin e një vajze të rritur para syve të publikut shqiptar", ka shkruar Anjeza.

Në një postim tjetër, këngëtarja shton:

“Problemi nuk qëndron thjesht tek thashethemi i momentit, por tek gënjeshtra që mbetet në arkivë dhe këtë askush nuk duhet ta tolerojë. Sigurisht që unë do mundohem t’i shkoj deri në fund, por juve nuk do ua lodh kokën me detaje."


Video