Youtube do të përmirësojë cilësinë e videove të vjetra përmes Inteligjencës Artificiale

30 October 2025, 20:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Youtube do të përmirësojë cilësinë e videove

Platforma më e madhe e videove, Youtube, po lëshon një veçori të re të quajtur "Super Resolution", e cila automatikisht përmirëson cilësinë e videove të vjetra në 1080p, edhe nëse ato janë ngarkuar fillimisht në 240p.

Video origjinale megjithatë do të ruhet dhe krijuesit do të kenë mundësinë të çaktivizojnë përmirësimin me AI nëse dëshirojnë.

Më vonë, YouTube planifikon ta zgjerojë këtë risi edhe në 4K dhe të prezantojë "thumbnails" ultra të mprehta të gjeneruara po me inteligjencë artificiale.


Video