Vuçiç: Shpresoj të vizitoj Kosovën deri në fund të vitit

11 March 2023, 14:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vuçiç: Shpresoj të vizitoj Kosovën deri në fund
Presidenti serb Aleksander Vuçiç

Presidenti serb Aleksander Vuçiç shpreson të zhvillojë një vizitë në Kosovë brenda këtij viti. Këtë e tha gjatë mbledhjes së bordit të partisë përparimtare serbe.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se nuk do ta themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe, pasi nuk është në  përputhje me ligjet e Kosovës.

“Ne po përgatitemi për bisedime të hënën dhe të martën, dhe pas kësaj do të shkojmë në Ohër. Më besoni se nuk e kam të qartë se për çfarë do të flasim atje”, u shpreh Vuçiç.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do ta vizitojë Beogradin më 13 dhe 14 mars pasi më herët u takua me liderët politikë dhe krerët e partive opozitare në Kosovë.

Lajçak tha se qëllimi i vizitës është të përgatisë terrenin për takimin e nivelit të lartë në Oher, me pritshmërinë që palët të arrijnë pajtueshmëri mbi planin e zbatimit të propozimit europian për normalizim të raporteve.


Video