VIDEO/ Bie tavani i dhomës së spitalit, rrezikohet nëna bashkë me foshnjën

7 December 2022, 18:53Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Bie tavani i dhomës së spitalit, rrezikohet nëna
Copat e tavanit të rënë

Një nënë e shtrirë me foshnjën e saj në Klinikën e Neonatologjisë në Kosovë është rrezikuar nga rënia e pllakës ‘armstrong’ nga tavani i dhomës ku ishin të shtrirë.

Nëna ka dërguar videon për mediat kosovare dhe ka treguar se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh kur kishte reshje të shiut në Prishtinë. Ajo duke dashur të mbetet anonime, ka thënë se janë tmerruar nga ky rast pasi janë frikësuar për bebet e tyre.

“Kjo ka ndodhur para dy javësh. Ato ditë që pat shi. Unë kam qenë e shtrirë me vajzën në dhomë. Kemi qenë tri nëna me bebe. Nëna që ka qenë afër dritares për fat të mirë vetëm disa minuta pa ndodhur kjo, e kishte larguar beben prej shtratit. Kanë qenë në pytje sekondat që mos me i ra bebes”, ka deklaruar ajo.

Më tej, ka thënë se pas këtij rasti nuk kishin pranuar të qëndronin në atë dhomë, por stafi nuk iu kishte bë zgjidhje për transferimin e tyre në një dhomë tjetër.

“Me insistimin tonë bebat i dërguam në dhomat ku qëndrojnë infermieret dhe ne qëndruam atë natë aty”, ka thënë ajo.

Nëna ka treguar se ky problem ishte rregulluar të nesërmen nga punonjësit e QKUK-së të cilët sipas saj kishin deklaruar se ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së ujit nga shiu.




Video