VIDEO +18: Turisti rus shqyhet nga peshkaqeni tigër në Egjipt (Pamje shqetësuese)

9 June 2023, 10:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO +18: Turisti rus shqyhet nga peshkaqeni tigër në Egjipt (Pamje
Momenti kur peshkaqeni kap turistin

Një turist rus ka vdekur këtë të enjte, pasi është sulmuar nga një peshkaqen tigër në një plazh në Hurghada (Egjipt).

Video e ngjarjes u kthye në virale shumë shpejt, teksa duken momentet kur kafsha ujore shqyen turistin e pashpresë.

Pamjet janë vërtetë rrënqethëse.

Sipas mediave egjiptiane, sulmi ndodhi në ujërat e resortit Dream Beach Sheraton, kur turisti notoi larg bregut dhe u përplas disa herë nga peshkaqeni.

Edhe Rusia konfirmoi vdekjen e qytetarit të saj.

Sulmi është regjistruar në video nga pushues të tjerë, të cilët nga bregu bërtisnin “Oh zot” kur panë sesi viktima notoi dhe u ngrit në sipërfaqe në një mënyrë të çuditshme, ndërsa kafsha e kafshonte.

Sulmi ndodh në dy faza. Në të parën, ai e godet turistin disa herë. E dyta, vdekjeprurëse.

Burime të cituara nga gazeta egjiptiane ‘Almasy Alyoum’ bëjnë me dije se turisti u transferua në morgun e Spitalit të Përgjithshëm të Hurghadës.

Sipas këtyre burimeve, sulmi ka ndodhur për shkak se tregtarët hedhin mbetje kafshësh në det, ndaj peshkaqenët vijnë në zonë për t’u ushqyer, duke ndjerë erën e gjakut.


Video