U përpoq të shpëtonte motrën, por ranë të dyja nga kati i katërt, humbet jetën 15-vjeçarja në Ferizaj

22 January 2023, 08:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U përpoq të shpëtonte motrën, por ranë të dyja nga

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën mbrëma në Ferizaj, ku dy vajza njëra 18 vjeçare dhe tjetra 15, ranë nga kati i katërt i banesës. 

Si pasojë e kësaj, njëra nga vajzat ka humbur jetën kurse tjetra ka pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli ka thënë për Telegrafin se vajzat janë motra. 

Ai ka treguar se, e ndjera kishte vendosur të hidhej ndërkaq motra e saj ka tentuar që ta shpëtonte dhe si pasojë kanë rënë të dyja.

“Rasti është cilësuar si “vetëvrasje”.


Video