
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është thirrur nga Policia për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me incidentin që ndodhi në protestën e djeshme.
Nuk dihet nëse ish kryeministri do të paraqitet.
Drejtori për mediat në PD, Alfred Lela përmes një statusi në Facebook ka lënë të kuptohet se Berisha nuk do të paraqitet në Polici.
"Me marrin gazetaret per te me pyetur: a ka marre Berisha thirrje per te deshmuar ne Polici dhe kur do shkoje? Pra, Berisha duhet ta denjoka kete Polici kulimo-politike dhe te shpenzoje, qofte edhe nje minute me te, sikur deshmia e tij nuk u dha e plote publikisht, dhe sikur nuk u pa gjithcka publikisht. Sikur dhuna ne fytyren e tij dhe te opozites nuk mjafton! Policia duhet te beje mbrapsht nga seria e provokimeve dhe te rrije ne vrimen e saj qe qelbet era kembe korrupsioni!", shkruan Lela në Facebook.
Mbrëmjen djeshme janë shoqëruar në polici dy truprojat e ish-kryeministrit për të dhënë dëshminë e tyre në lidhje me ngjarjen.
Sali Berisha u sulmua me grusht dje në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Autori është Gert Shehu, i cili aktualisht ndodhet te spitali i Traumës nën masa të rrepta sigurinë, pasi u rrah dje nga truprojat e Berishës, pasi godit me grusht këtë të fundit.
Pas sulmit, autori u neutralizua nga truprojat e Berishës të cilët e goditën me shkelma e grushta në fytyrë e pjesë të tjera të trupit duke i shkaktuar edhe dëmtime.
Agresori është identifikuar me emrin, Gert Shehu, 31 vjeç, banues në Tiranë.