Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një 17-vjeçar ka vrarë të gjithë familjen e tij.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur midis 31 gusht dhe 1 shtatorit, në Paderno Dugnano, provincë e Milanos.
17-vjeçari në fillim i tha policisë se ishte babai i tij që kishte vrarë gruan, vëllain e tij dhe më pas veten, por gjatë marrjes në pyetje, ai u thye dhe rrëfeu të vërtetën duke thënë "i vrava unë të gjithë".
Babai Fabio Chiaroni, 51 vjeç, nëna e tij Daniela Albano, 49 vjeç dhe vëllai i tij Lorenzo, vetëm 12 vjeç u gjetën të pajetë në dhomën e fëmijëve me shenja të shumta nga të qëlluarat me thikë. Ata ishin të veshur me pizhama, çka mund të tregojë se janë vrarë në gjumë.
Hetuesit italianë po mundohen të zbardhin arsyet e këtij krimi makabër.