TRONDITËSE/ Nëna e shqiptares që u masakrua për vdekje nga ish-burri në Gjermani: E ka rrah me kabëll!

23 May 2023, 14:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

TRONDITËSE/ Nëna e shqiptares që u masakrua për vdekje nga

Detaje nga vrasja e 28-vjeçares nga Kosova qëhumbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj në parkingun e një dyqani në Aachen të Gjermanisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, teksa së fundi mediat gjermane kanë zbardhur detaje nga krimi. Disa orë pas ngjarjes në polici u dorëzua një 37-vjeçar, bashkëshorti i të ndjerës, që dyshohet se e vrau atë.

Për mediat kosovare nëna e viktimës, ka rrëfyer për torturat që ia ka bërë vrasësi i vajzës së saj.

‘’Dhunën që ai e ka ushtruar ndaj Jetmirës ne e kemi kuptuar vetëm pas gjashtë viteve, çika na ka tregu që ai është duke ushtruar dhunë, na kemi marrë kërcenimë nga familja e tyre përmes telefonit’’, ka thënë nëna e Jetmirës.




Video