
Futbollisti nga Afrika e Jugut, Luke Fleurs është qëlluar për vdekje në një veturë të rrëmbyer në Johannesburg.
Kaizer Chiefs, ekipi i mbrojtësit, e ka konfirmuar lajmin tragjik në rrjetet sociale.
Ata e kujtuan 24-vjeçarin dhe e ngushëlluan familjen dhe miqtë e tij, shkruan “Mirror”.
Futbollisti Luke Fleurs është qëlluar për vdekje gjatë tentativës së grabitjes në Johannesburg.
“Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se futbollisti i Kaizer Chiefs, Luke Fleurs tragjikisht e humbi jetën mbrëmë gjatë një incidenti rrëmbimi në Johannesburg. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjen dhe për miqtë në këtë periudhë të vështirë. Shpirti i tij pushoftë në paqe”, shkroi klubi jug-afrikan.
Ylli i Kaizer Chiefs, u qëllua për vdekje në një grabitje makinash në periferi të Johannesburgut, ndërsa mbrojtësi ishte duke pritur në një pikë karburanti.