"Tradhëtar", Gjukanoviç sulmon Abazoviç: E vetmja vlerë që ka, është fakti se është shqiptar

3 August 2023, 19:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Tradhëtar", Gjukanoviç sulmon Abazoviç: E vetmja
Milo Gjukanoviç dhe Dritan Abazoviç

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka sulmuar ashpër kryeministrin Dritan Abazoviç.

Kritikat e tij lidhen më tepër me marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbë, marrëveshje e nënshkruar gjatë mandatit të tij.

Gjukanoviç e ka cilësuar Abazoviçin si një gënjeshtar dhe tradhtar, duke shtuar se nuk ka asnjë grimcë morali. Sipas tij, e vetmja e mirë që ai ka është fakti se është shqiptar.

“Ne mbështetëm një shqiptar të vijë në krye të qeverisë. Thashë dhe e përsëris: e vetmja gjë e vlefshme e tij është se është shqiptar. Se a është ndjekës i traditës autentike të rrënjosur të shqiptarëve në Mal të Zi, kjo është një pyetje tjetër”, ka thënë Gjykanoviç,.


Video