Astronomët zbulojnë galaktikën me formën e pikëpyetjes

3 August 2023, 17:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Astronomët zbulojnë galaktikën me formën e pikëpyetjes
Galaktika në formë pikëpyetjeje / NASA

Teleskopi gjigant i NASA, James ëebb duhet të dërgonte sa më tepër përgjigje, por duket se tashmë ta zbuluar pyetjen më të madhe në univers.

është në fakt një galaktikë e re e zbuluar që ka formën e një pikëpyetjeje gjigante, pranjë një çifti yjesh të rinj të quajtur Herbig-Haro 46/47.

Në rrjetet sociale shumë përdorues e kanë komentuar si një shenjë misterioze që universi po i jep njerëzimit, si përshembull "çfarë është kuptimi i gjithçkaje?".

Astronomët zbulojnë galaktikën me formën e pikëpyetjes

Por për astronomët përgjigja mund të jetë më e thjeshtë. Ata thonë se pamja e pazakontë e galaktikës mund të jetë krijuar nga përplasja e dy galaktikave, njëra e përthyer nga ndikimi i gravitetit të tjetrës.

"Më vjen keq t'u them njerëzve se ndoshta nuk është një mesazh për njerëzimin - por tregon aftësinë mahnitëse të këtij teleskopi për të eksploruar universin tonë siç nuk është parë kurrë më parë", është shprehu një nga astronomët e NASA.

Që pas lëshimit të suksesshëm, teleskopi James ëebb ka dërguar në Tokë fotografi të mahnitshme nga thellësia e hapësirës.


Video