Shqiptarit i gjendet armë në qesen e bukës, e kishte vjedhur 14 vite më parë

12 July 2022, 22:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqiptarit i gjendet armë në qesen e bukës, e kishte vjedhur 14
Arma e sekuestruar

Një 32-vjeçar shqiptar ka vënë në panik banorët e Monza-s në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u ndalua teksa udhëtonte me një mjet tip Toyota Yaris në qendër të qytetit.

Efektivët po kryenin një kontroll në territor dhe vëmendjen ua tërhoqi shqiptari për shkak të qëndrimit që mbante dhe qesja e bukës që kishte në sediljen e pasagjerit.

Pas kontrollit, shqiptarit iu gjet në qese një armë gjysmëautomatike Glock 40, dy karikatorë dhe një kuti me 40 fishekë.

Nga hetimet u bë e mundur të konstatohej se arma i ishte vjedhur në vitin 2008 në Varese një personi që e kishte me leje dhe kishte bërë kallëzim për vjedhje. Pas katërmbëdhjetë vitesh pistoleta “rishfaqet” në Monza. Arma dhe municioni i janë konfiskuar ndërkohë që shqiptari ndodhet në burg.


Video