Shqiptari humb jetën në Itali, u aksidentua me motor

23 July 2023, 19:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqiptari humb jetën në Itali, u aksidentua me motor
Aksidenti në Itali

Ka rezultuar fatal për një 50-vjeçar shqiptar përplasja me makinën, teksa po u udhëtonte me motor në periferi të Lugos në Itali.

Në momentin kur ka marrë kthesën, 50-vjeçari shqiptar që drejtonte motorin është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka fluturuar disa metra, duke humbur jetën në vend.

Makina drejtohej nga një grua, 53-vjeçarja nga Sant’Agata sul Santerno e cila raportohet nga mediat italiane se nuk kishte pësuar lëndime.


Video