Tre vajza me origjinë shqiptare kanë humbur kontaktet prej dy ditësh me familjarët në Gjermani dhe këta të fundit iu kanë kërkuar ndihmë autoriteteve.
Bëhet fjalë për adoleshentet Denisa T., Anila S. dhe Suela S., respektivisht 16, 15 dhe 17 vjeçe, shqiptare të Kosovës me origjinë, por familjet e tyre jetonin në Gjermani prej vitesh.
Policia ka publikuar foto dhe të dhënat e tyre në faqen e internetit dhe kërkon informacion nga kushdo që mund t’i ketë parë.
Të treja adoleshentet ishin nisur për të vizituar festivalin e qytetit në Lünen, por që kur ato kanë marrë autobusin nuk ka më asnjë gjurmë. Rreth orës 21.30 ato janë nisur nga Lünen në drejtim të Bergkamen.
Atje i priste një i afër i familjes, por Denisa, Anila dhe Suela nuk mbërritën kur në Bergkamen. Më poshtë, fotot dhe të dhënat e vajzave me origjinë nga Kosova.