SHBA publikon foton e pilotit amerikan pranë balonës spiune kineze

23 February 2023, 00:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SHBA publikon foton e pilotit amerikan pranë balonës spiune kineze
Momenti i publikuar nga SHBA

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka publikuar një fotografi të realizuar nga një pilot i aeroplanit U-2, teksa fluturonte pranë balonës kinez, e rrëzuar nga ushtria amerikane në fillim të këtij muaji.

Fotografia, e realizuar nga piloti i U-2, tregon hijen e avionit në balonë dhe një imazh të qartë të ngarkesës së balonës ndërsa kalonte mbi Shtetet e Bashkuara.

Baloni u pa për herë të parë nga SHBA më 28 janar dhe u rrëzua nga ushtria amerikane në brigjet e Karolinës së Jugut pasi kaloi vendin.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha në fillim të këtij muaji se fluturimet “zbuluan se balona në lartësi të madhe ishte në gjendje të kryente operacione të mbledhjes së sinjaleve të inteligjencës”.

Zyrtarët thanë se kishin vendosur të mos e gjuanin balonën mbi SHBA për shkak të madhësisë së saj, nga frika se rënia e mbeturinave mund të dëmtonte civilët ose pronën në tokë.

Gjenerali Glen VanHerck, komandanti i Komandës Veriore të SHBA-së dhe Komandës së Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut, më vonë tha se balona ishte 200 metra e gjatë, me një ngarkesë me peshë të lartë.

Balona dyshohet se është përdorur për qëllime spiunazhi, çka pritet të verifikohet pas rikuperimit të ngarkesës.


Video