Rrëfimi tronditës i një britaniku të marrë peng nga rusët: Më pyetën ‘do vdekje të shpejtë apo të bukur’

25 September 2022, 09:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rrëfimi tronditës i një britaniku të marrë peng nga

Një britanik i cili është mbajtur peng nga rusët ka treguar se është trajtuar më keq se në qen një 5 muaj që është mbajtur në izolim. Aiden Aslin është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar, ku tregon se është goditur me thikë pasi u pyet “nëse donte një vdekje të shpejtë apo të bukur”.

Ai tha se e kishin therur për shkak të tatuazheve të tij. Në një intervistë për Thë Sun, Aslin ka treguar se të burgosurit duhet të këndonin himbin kombëtar rus çdo mëngjes dhe se kush nuk e bënte do të rrihej.

Dëshmia e tij vijon me të tjera detaje rrëqethëse, ku tregon se i është dashur që të ndante dhomën me 4 persona të tjerë dhe se duhet të flinin në një dyshek të infektuar me morra.   

“Nuk mund të shkonim në tualet si duhet sepse nuk kishim një të tillë. Për tre javë kam mbijetuar me vetëm bukë e ujë. Duhet t’u luteshim që të paktën të na jepkin ujë rubineti. Në qeli kishte një dritare, por nuk kishte asgjë për t’u mbuluar e për të shpëtuar prej dimrit të ftohtë”, ka rrëfyer Aslin.


Video