Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Sipas të dhënave të fundit bëhet me dije se numri i viktimave nga tërmeti qe goditi mëngjesin e sotëm Turqinë dhe Sirinë është rritur.
Në Turqi mësohet se numri i viktimave ka arritur 2,316, ndërkohë numri i të lënduarve është 13,293.
Shërbimet e emergjencës kanë njoftuar se 7,230 persona janë shpëtuar.
Ndërkohë situatë e rëndë vazhdon të mbetet edhe në Siri. Sipas të dhënave të fundit numri i viktimave ka arritur në 1,440.
Ekipet e emergjencës vazhdojnë punën kërkimore të personave të mbetur nën rrënoja, duke shpresuar se do të nxjerrin prej aty sa më shumë persona të gjallë.
Deri më tani janë regjistruar në total mbi 3500 viktima.