Rebelimi i Prigozhin, analistët: Ekspozoi se sa të dobëta janë forcat ruse

25 June 2023, 08:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rebelimi i Prigozhin, analistët: Ekspozoi se sa të dobëta
Vladimir Putin

Rebelimi i Yevgeny Prigozhin mund të ketë përfunduar, por Kremlini tani përballet me një situatë “thellësisht të paqëndrueshme”, sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW) me qendër në Uashington.

Rebelimi i dështuar dhe “pajtimi afatshkurtër”,  në formën e një armëpushimi të dukshëm me Grupin Wagner, ka të ngjarë të dëmtojë ndjeshëm qeverinë e Putinit dhe përpjekjet e Rusisë për të pushtuar Ukrainën, shkruajnë analistët e ISW.

“Rebelimi ekspozoi dobësinë e forcave ruse të sigurisë dhe demonstroi paaftësinë e Putinit për të përdorur forcat e tij në kohën e duhur për të zmbrapsur një kërcënim të brendshëm dhe gërryen më tej monopolin e tij mbi forcën.”

Autorët vënë në dukje gjithashtu se luftëtarët e Wagner-it, në disa raste, u përshëndetën ngrohtësisht nga banorët në Rostov-on-Don.


Video