Mali i Zi është pranë krijimit të qeverisë së re me në krye diplomatin Miodrag Lekic i propozuar si kryeministër nga një koalicion i partive pro serbe dhe lëvizja Ura e ish kryeministrit Abazovic.
Nga Washingtoni Abazovic tha se 41 deputetë kanë rikrijuar shumicën parlamentare të dalë nga zgjedhjet e vitit 2020.
Sipas marrëveshjes paraprake qeveria e re malazeze do të ketë gjysmën e ministrave nga radhët e lëvizjes URA te Abazovic ndërsa gjysma tjetër do të jenë ministra nga partitë e tjera.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes kanë thënë se nuk e shohin aleancen e re qeveritare Frontin Demokratik si partner sepse ai nuk mbështet vlerat evropiane. Kjo parti u përmend edhe në raportin e fundit të SHBA-së se ka marrë financime nga Rusia.
Abazoviçit u rrëzua më 20 gusht, pasi parlamenti votoi në favor të mocionit të mosbesimit ndaj saj, që u ndërmor pasi kabineti votoi pro-marrëveshjes bazë me Kishën Ortodokse Serbe.
Kjo e hënë ishte afati i fundit deri në të cilin presidenti Milo Gjukanovic duhet të merrte nje propozim për mandtimin e një përfaqësuesi për krijimin e qeverisë së re në mënyrë që të shmangej mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.