Putin shpall armëpushim të përkohshëm me rastin e Pashkëve Ortodokse, reagon Zelensky!

10 April 2026, 09:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Putin shpall armëpushim të përkohshëm me rastin e

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë me rastin e Pashkëve Ortodokse, që këtë vit përkon me fundjavën.

Sipas mediave shtetërore ruse, të cilat citojnë Kremlinin, armëpushimi do të nisë të shtunën, më 11 prill, në orën 16:00 sipas kohës lokale dhe do të zgjasë deri në mesnatën e ditës pasuese.

Pak pas këtij njoftimi ka ardhur edhe reagimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili ka deklaruar se Ukraina do ta respektojë armëpushimin.

“Do të respektojmë armëpushimin, kemi thënë gjithmonë se jemi të gatshëm për hapa simetrikë”, është shprehur ai.


Video