Protesta të dhunshme pro-palestineze në Berlin, përleshje të ashpra me policinë (VIDEO)

18 October 2023, 21:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta të dhunshme pro-palestineze në Berlin, përleshje të
Protestat pro palestineze në Berlin

Protesta të dhunshme janë zhvilluar mbrëmjen e sotme në disa zona të Berlinit në Gjermani, mesa duket me sfond mbështetjen ndaj palestinezëve.

Protesta të tilla kanë shpërthyer që ditën zero të sulmit të Hamas ndaj Izraelit në shumë qytete evropiane, por deri tani nuk ishin shndërruar në të dhunshme.

Në video dallohen protestuesit duke qëlluar në drejtim të policisë me fishekzjarre, shkopinj dhe gurë teksa i kanë vendosur zjarrin koshave të plehrave. Ndërsa policia në Reuterstrasse u është përgjigjur me automjete me ujë me presion.

Ndiqni pamjet:


Video