Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur në një konferencë për shtyp para gazetarëve rreth çështjes së ndodhur në Poloni, e cila u sulmua nga një raketë.
Ai tha se Rusia është përgjegjëse për atë që ndodhi në Poloni.
Stoltenberg shtoi se Ukraina ka të drejtën e saj për të rrëzuar valën e raketave ruse që synojnë qytetet e saj dhe infrastrukturën kritike të vendit.
“Rusia mban përgjegjësi për atë që ndodhi dje në Poloni, sepse kjo është rezultat i drejtpërdrejtë i luftës së vazhdueshme dhe valës së sulmeve nga Rusia kundër Ukrainës dje. Ukraina “sigurisht” ka të drejtën të rrëzojë valën e raketave ruse që synojnë qytetet e Ukrainës dhe infrastrukturën kritike të Ukrainës”, tha ai.