Politikania gjermane dhunohet në mes të rrugës

8 May 2024, 15:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Politikania gjermane dhunohet në mes të rrugës


Franziska Giffey, senatorja dhe ish-kryetarja e Bashkisë së Berlinit, u lëndua pasi një burrë e goditi me një send të fortë në kokë.

 Giffey, ministrja lokale për ekonominë dhe anëtare e SocialDemokratëve (SPD), u godit në kokë dhe qafë me një çantë që brenda kishte një send të fortë nga një person që e hasi në rrugë.

"Deutche Welle" ka nxjerrë edhe videon e sulmit. 


Ajo shkoi në spital, por fatmirësisht sulmi nuk ishte i rëndë. 

Sulmi vjen në një kohë kur ka një rritje sulmesh kundër politikanëve.

Aktualisht, 4 adoleshentë gjermanë po hetohen për një sulm të dhunshëm ndaj Matthias Ecke , një anëtar i Parlamentit Evropian nga SocialDemokratët, por ndryshe nga Giffey, ai pësoi lëndime më të rënda.


Video