Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një tërmet është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Greqi.
Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 4.2 e shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 17 km në veri-perëndim të Livadeias, teksa lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë.
Tërmeti është regjistruar në orën 13:04 me orën vendase (12:04 me orën tonë).
Dy ditë më parë, në të njëjtin vend u regjistruar dhe një tërmet tjetër me magnitudë 4.8 e shkallës Rihter dhe lëkundjet u ndjenë po ashtu edhe në Athinë, teksa gjatë këtyre dy ditëve janë regjistruar edhe lëkundje të tjerë por me shkallë Rihter më të vogël.
