Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një tërmet është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Greqi.
Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 4.8 e shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 17 km në veri të Livadeias, teksa lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë.
Tërmeti është regjistruar në orën 15:33 me orën vendase (14:33 me orën tonë).
Ky tërmet u pasua nga dy më të vegjël në më pak se 10 minuta. E para ishte 2,5 Rihter dhe e dyta 2,6 Rihter.
