Përfshihet nga flakët pallati 31 katësh në Hong Kong, humbin jetën të paktën 12 persona (VIDEO)

26 November 2025, 13:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përfshihet nga flakët pallati 31 katësh në Hong Kong, humbin

Katër persona humbën jetën në një zjarr të madh që shpërtheu në një ndërtesë 31 katëshe në veri të Hong Kongut sot.

Tym i zi i dendur doli nga ndërtesat ndërsa zjarrfikësit luftonin me flakët. Disa njerëz mbetën të bllokuar brenda, ndërsa një burrë pësoi djegie të rënda, sipas transmetuesit publik RTHK, duke cituar policinë.

Departamenti i zjarrfikësve tha se mori një telefonatë në orën për një zjarr në kompleksin Wang Fuk Court, ndërsa në pak kohë më vonë incidenti u cilësua si një alarm i nivelit 4.

Wang Fuk Court përbëhet nga tetë ndërtesa dhe ka gati 2,000 apartamente. Rreth kullës ku shpërtheu zjarri janë ndërtesa të tjera me skela të jashtme prej bambuje.


Video