Pendohet që i amnistoi, Putin paralajmëron masa për Wagner: Organizatorët do çohen para drejtësisë

26 June 2023, 21:36Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pendohet që i amnistoi, Putin paralajmëron masa për Wagner:
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin i është drejtuar mbrëmjen e sotme në një deklaratë për shtyp qytetarëve në televizionin shtetëror.

Në fillim ai ka folur në lidhje me rebelimin e grupit Wagner, ku pavarësisht se premtoi amnisti, sonte deklaroi se organizatorët do të sillen para drejtësisë.

“Organizatorët e këtij rebelimi nuk mund të mos kuptojnë se do të sillen para drejtësisë, ky është një aktivitet kriminal që synon dobësimin e vendit”, u shpreh ai.

Presidenti rus shtoi se shumica e mercenarëve të grupit Wagner janë patriotë si dhe falënderoi ata që ndihmuan që të shmangej gjakderdhja duke u kthyer pas e duke mos shkuar në Moskë.

“Duke u kthyer pas ata shmangën gjakderdhjen e mëtejshme”, shton Putin teksa u shpreh se ata që duan të zhvendosen në Bjellorusi, ai të mbajë fjalën e do t’i lejojë.


Video