Vriten me armë zjarri dy vëllezër në Gjakovë

25 June 2023, 22:07Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vriten me armë zjarri dy vëllezër në Gjakovë
Vriten me armë zjarri dy vëllezër në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë mbrëmjen e së dielës, ku dy vëllezër kanë mbetur të vdekur pasi janë qëlluar me armë zjarri.

Drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ka konfirmuar ngjarjen e rëndë, duke bërë të ditur se ajo ka ndodhur në fshatin Madanaj.

Sipas tij, njëri nga vëllezërit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.


Video