Pasi u ankua për Belerin, Greqia arreston të moshuarën që hodhi në kutinë e votimit dy zarfe me vota

22 May 2023, 13:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pasi u ankua për Belerin, Greqia arreston të moshuarën që
Zgjedhjet në Greqi

Vetë Greqia, që u ankua për arrestimin e Fredi Belerit për blerjen e votave, nuk e fal këtë fenomen. 

Një e moshuar është arrestuar në Greqi gjatë procesit zgjedhor të së dielës, pasi dyshohet se ka hedhur dy zarfe në kutinë e votimit.

Ngjarja ka ndodhur në njësinë zgjedhore 426 , në zonën e Agjia Sofjes në Patra. Sipas informacioneve të mediave greke, një i afërm i saj i kishte dhënë një fletë votimi të plotësuar. 

Megjithatë, gruaja u hutua dhe hodhi në kutinë e votimit zarfin me fletën e përgatitur, si dhe zarfin që kishte marrë në qendrën e votimit për të votuar.

Me të marrë dijeni, përfaqësuesja gjyqësore thirri policinë për veprën penale të ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve.

E moshuara u arrestua dhe u dërgua në Komisariatin e Parë të Policisë ku i shpjegoi saktësisht se çfarë kishte ndodhur dhe më pas u la i lirë.


Video