Partnerja e akuzoi se e ka kërcënuar me kaçavidë, shqiptari: Ajo ka probleme psikologjike

10 August 2022, 22:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Partnerja e akuzoi se e ka kërcënuar me kaçavidë,
Shqiptari

34-vjeçari shqiptar T.L në ka hedhur poshtë akuzat e partneres së tij 26-vjeçare, e cila thotë se e ka kërcënuar me kaçavidë.

Në një intervistë për mediat greke shqiptari tha se nuk e di se për çfarë akuzohet dhe se të gjitha janë shpifje.

T.L u akuzua nga partnerja e tij se e ka kërcënuar me kaçavidë dhe për këtë ai rrezikon të dënohet me 14 muaj burg dhe me tre vjet pezullim nga puna në Bashkinë e Volosit.

Mirëpo, ai vetë nuk pranon asgjë, shprehet se është i “tronditur” nga kthesa që mori çështja dhe pretendon se partnerja e tij po vuan nga probleme psikologjike.

I pyetur se përse partnerja e tij ngriti padi ndaj tij, 34-vjeçari tenton të zbërthejë akuzat e saj. “Kam mbetur pa fjalë dhe nuk e di për çfarë është. Çfarëdo që të them është pak. Kam paditur edhe për shpifje, por nuk e mbajtën sepse ajo e ka fëmijën. Ajo më ka kërcënuar se do të më fusë helmin e miut në ushqimin tim. Nuk e di pse. Jam i shokuar. Kjo grua dëshiron të më shkatërrojë. Problemi i vetëm është në trurin e saj. Nuk do prokuror, do psikolog”, tha ai.


Video