
Paniku përfshiu një restorant në Ohio të SHBA-së, pasi një 43-vjeçar nxori armën dhe tentoi të qëllonte ish-gruan e tij. Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2025 në restorantin italian Sabira dhe u filmua nga kamerat e sigurisë, ndërsa pamjet janë publikuar së fundmi.
Matthew Exton, një ish-avokat mbrojtës penal, ishte në një lokal pranë restorantit kur pa ish-gruan e tij duke darkuar me familjen. Sipas prokurorisë, ai fillimisht i dërgoi një pije dhe më pas e pështyu teksa ajo po largohej nga restoranti.
Pak më vonë, Exton u kthye në restorant dhe nxori një armë të mbushur. Në armë kishte një plumb në dhomën e fishekut dhe shtatë të tjerë në karikator.
Kur 43-vjeçari tentoi të qëllonte ish-gruan, arma nuk funksionoi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Ai u përpoq sërish ta përdorte armën, por në atë moment ndërhyri kamerieri Tracy Cole Jr., i cili iu hodh sipër, e rrëzoi në tokë dhe e ndaloi.
Prokurorja e Qarkut Lucas, Julia Bates, deklaroi në gjykatë se stafi i restorantit nuk mund të ishte përgatitur për një situatë të tillë.
Exton u shpall fajtor për tentativë vrasjeje dhe dy akuza për sulm të rënduar. Gjatë gjyqit, ai deklaroi se nuk kishte pasur qëllim të shtypte këmbëzën, duke pretenduar se e kishte drejtuar armën ndaj ish-gruas vetëm për ta detyruar atë të shiste shpejt shtëpinë e tyre.
Pas incidentit, Exton humbi edhe licencën e avokatit. Në atë kohë ai ushtronte profesionin si avokat në Michigan.
Waiter at an Ohio restaurant tackles a man after he tried to shoot his ex-wife in newly released footage. 43-year-old Matthew Exton, of Toledo, Ohio, has been found guilty of attempted murder. Exton had been drinking when he saw his ex-wife and her family celebrating at a restaurant. He then ordered a drink to their table and spat at them as he left. He then returned with a handgun and tried to shoot his ex-wife; however, the safety was on, and the gun did not fire. While testifying, Exton tried to claim he wasn't intending to shoot her and was just pointing a gun at her to get her to speed up the process of selling their home. W waiter.
— Collin Rugg (@CollinRugg) September 9, 2026