Një grua gjendet e vdekur në një depozitë uji, dyshohet se…

5 October 2022, 23:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një grua gjendet e vdekur në një depozitë uji, dyshohet
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Prevezë të Greqisë. Një grua është gjetur e vdekur brenda një depozite uji.

Autoritete lokale bëjnë me dije se është dashur ndërhyrja e tre zjarrfikësve për të nxjerrë viktimën nga depozita e ujit.

Sipas informacioneve paraprake, duket se gruaja e moshuar ka hapur derën e depozitës, ka humbur ekuilibrin dhe rënë brenda saj.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video