Nisma “Brez dhe Rrugë”, Xi Jinping konfirmon mbështetjen e Putinit!

18 October 2023, 09:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nisma “Brez dhe Rrugë”, Xi Jinping konfirmon mbështetjen e
Xi Jinping/ Vladimir Putin

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë marrë pjesë në forumin e nivelit të lartë për nismën “Brez dhe Rrugë” (BRI) që zhvillohet në Pekin.

Gjatë fjalës së tij në këtë forum, Xi ka paraqitur vizionin e tij për nismën “Brez dhe Rrugë”, të cilin ai e ka pozicionuar si një alternativë ndaj zhvillimit. Të dy udhëheqësit pohuan mbështetjen në një diskutim dypalësh.

BRI, një invesim prej trilion dollarësh synon ta sjellë Kinën më afër botës përmes infrastrukturës dhe investimeve. Më shumë se 145 vende janë regjistruar, që përbëjnë tre të katërtat e popullsisë së botës dhe gjysmën e pasurisë totale të globit.

Më tepër se për të marrë pjesë në një forum bashkëpunimi ekonomik, prania e pjesëmarrja e shefit të Kremlinit në këtë forum shihet si një përpjekje për të thelluar aleancën e pashpallur mes Moskës dhe Pekinit përballë perëndimit, mes konflikteve që kanë shpërthyer e rrezikojnë të shpërthejnë në ato pjesë të globit të konsideruara si zona të tyre të ndikmit, si Ukraina apo Tajvani.


Video