Ngarkoi gjithçka kishte dhe i çoi në Turqi, shpërblehet heroi azerbajxhanas i tërmetit

19 February 2023, 16:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ngarkoi gjithçka kishte dhe i çoi në Turqi, shpërblehet
Server duke shkuar me automjetin e tij drejt Turqisë

Veprimi i tij tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave botërore, pasi shumëkush mund të mos kishte parë ndonjëherë një veturë të vogël, të ngarkuar në fillimi në fund plot e përplot me batanije, jorganë, çarçafë, jastëkë e kuti plot me rroba.

Nuk ishte aspak një skenë filmash, por gjithçka e vërtetë në rrugët e kryeqytetit azerbajxhanas, ditën kur dy tërmete fatale u morën jetën mijëra personave në Turqi e Siri.

Ai ishte një njeri i thjeshtë, i varfër, por me një zemër të madhe. Bëhet fjalë për Server Besirli, i cili u kthye në simbolin e këtyre ditëve të rënda për historinë e Turqisë, por jo vetëm.

 

Ngarkoi gjithçka kishte dhe i çoi në Turqi, shpërblehet
Në foto Server Besirli me disa pjesëtarë të tjerë të ekipit të kërkim-shpëtimi

Sapo mori vesh lajmin, ai shkoi në banesën e tij modeste, mori gjithçka kishte, i ngarkoi në automjetin e tij dhe u nis drejt e për në Turqi, për t’ia dhuruar gjithçka kishte njerëzve në nevojë atje.

E duket se gjithë kjo mirësi atij i është kthyer mbrapsht, pasi një biznesmen bamirës vendosi që t’i dhurojë Serverit një automjet krejt të ri, në shenjë mirënjohjeje ndaj asaj që ai bëri për popullin turk.

Ngarkoi gjithçka kishte dhe i çoi në Turqi, shpërblehet
Biznesmeni që i dhuroi makinën dhe i ati i Server, Rasimi

Automjetin e mori në dorëzim babai i Serverit, Rasimi, pasi heroi i ditës është ende në Adiyaman.

Ngarkoi gjithçka kishte dhe i çoi në Turqi, shpërblehet
Shtëpia e Server në Azerbajxhan


Video